“Të dua zemra ime” – Blero mallëngjehet për partneren, ajo i bën një dedikim në Instagram

18:23 | 15 Nëntor 2023
E.H

Blero është kthyer sërish në qendër të vëmendjes që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Këngëtari i njohur, i cili kohë më parë bërë publike një lidhje të re dashurie që kur hyri në shtëpinë e famshme ka folur disa herë për partneren, por pa zbuluar identitetin e saj.

Edhe ditën e sotme, Blero doli për të shijuar ditën me shi ndërsa në sfond luhej kënga fitues e “Eurovision 2023”, përfaqësuesja e Suedisë, Loren me këngën “Tattoo”.

Autori i “Fotografia” falënderoi ‘Vëllain e Madh” për këngën duke thënë se kjo është për të dashurinë e tij.

“Kjo është kënga jonë, të dua zemra ime”, është shprehur këngëtari disa herë.

Videoja nga ky moment u postua nga e dashura e tij në llogarinë e saj të Instagramit, ndërsa ajo shkroi sipër: Të dua”.

Kujtojmë se që nga hyrja e tij në BBVK, e dashura e tij e re ka reaguar disa herë duke treguar mbështetjen për këngëtarin në rrugëtimin e tij të ri. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme