Google ADS

Nis takimi i Kurtit me përfaqësuesit e NJSI-së, policia pret marrëveshje

16:33 | 15 Nëntor 2023
E.H

Ka nisur takimi i kryeministri i vendit, Albin Kurti me përfaqësuesit e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Pjesë e takimit është ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, raporton Arbresh.info

Ky takim i pjesëtarëve të NJSI-së, vjen pas protestave të fundit që ky njësit i policisë ka zhvilluar para objektin të Qeverisë, duke kërkuar rritje ë pagës dhe pagesë të rrezikshmërisë.

Ata paralajmëruan edhe një protestë për në 7 nëntor, e cila u pezullua më pas pasi kryeministri Kurti premtoi të takohet me këtë njësit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme