Kuvendi nesër mbanë seancë plenare për buxhetin për vitin 2024

16:23 | 15 Nëntor 2023
E.H

Nesër, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë për buxhetin e vitit 2024.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se seanca plenare do të fillojë nga ora 10:00, përcjell Arbresh.info.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”, thuhet në njoftim.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Votimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022;

3. Votimi i Raportit vjetor i Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik për vitin 2022;

4. Votimi i Raportit vjetor financiar i RadioTelevizionit të Kosovës për vitin 2022;

5. Votimi i Raportit të shpenzimeve të RadioTelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2023;

6. Votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022;

7. Votimi i Raportit vjetor financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurencës për vitin 2022;

8. Votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2022;

9. Formimi i grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve;

10. Shqyrtimi Raportit vjetor financiar i KOSTT për vitin 2022;

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2022;

12. Të ndryshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme