Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar donacion nga Gjermania dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se donacionin e kanë pranuar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkruan Arbresh.info,
“Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.”, ka thënë Maqedonci.
“Sot, nga ambasadori Rohde pranuam si donacion dy kamion për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrin vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, ai ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës./Arbresh.info/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...