Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Portugali.
Ajo atje është takuar me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa.
Osmani tha se Portugalia është një shtet jashtëzakonisht miqësor, me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe.
“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa. Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”, shkruan Osmani krahas fotografive që ka ndarë në Facebook./Arbresh.info
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...