Nesër në Bruksel mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Për njohësit e zhvillimeve politike në vend pritshmëritë nga ky takim janë minimale dhe se temat e këtij takimi mund të jenë zgjedhjet në veri, asociacioni e çështje të tjera. Ata po vlerësojnë se pala kosovare duhet të kërkojë nga pala serbe përgjegjësi për zhvillimet e fundit në Banjskë.
Takimi i radhës me dy kryenegociatorëve, atij të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, do të mbahet nesër. Ky takim do të mbahet në kryeqendrën evropiane, në Bruksel. Nga ky takim nuk presin shumë njohësit e çështjeve politike, e sidomos pas zhvillimeve të fundit në Banjske.
Shqiprim Pula, i tha Radio Kosovës së pritjet nga ky takim janë minimale, por se Kosova duhet të kërkojë përgjegjësi nga pala serbe për zhvillimet e fundit në veri.
“Në takimin e radhës i cili do të mbahet në Bruksel natyrisht pritshmëritë janë minimale. Ajo çfarë do të duhet bëjë pala kosovare është të kërkojë përgjegjësi nga Beogradi zyrtar në lidhje me procedimin e rastit të grupeve para shtetërore serbe të cilat e kanë dhunuar kushtetutshmërinë dhe integritetin territorial në pjesën veriore të Kosovës. Dhe, e dyta, të deklarohet pala serbe nëse ata duan të arrijnë një marrëveshje dhe që të jetë e përfshirë në të gjitha pikat e dakorduara të shprehura gojarisht”, tha ai.
Njohësi tjetër i çështjeve politike në vend, Gurakuq Kuqi, i tha Radio Kosovës së procesi i dialogut është shumë jo transparent pasi nuk është publikuar agjenda dhe se mundësitë për dështimin e tij janë të mëdha. Ai tha së zgjedhjet në veri, zbatimi i asociacionit dhe zbatimi i marrëveshjeve, mund të jenë temat e këtij takimi.
“Potencialisht aty mund të diskutohet që potencialisht veri i vendit të shkojë në zgjedhje, vazhdimi i asociacionit dhe modalitetet e tjera që kanë të bëjnë më marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit. Por, nëse takimi është thirrur nga ndërkombëtarët vetëm sa për t’u takuar dhe bërë një foto që palët po diskutojnë dhe janë duke vazhduar bisedimet ndërmjet veti, atëherë realisht janë duke e thelluar krizën”, theksoi ai.
Takimi i 26 tetorit në Bruksel me kancelarin Scholz, presidentin Makron, kryeministren Meloni, me Charles Michel, Josep Borell, dhe Miroslav Lajçak, me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, s’kishte prodhuar ndonjë marrëveshje.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...