Barcelona ia cakton çmimin Raphinhas, pas interesimit të dy klubeve angleze

10:48 | 15 Nëntor 2023
KRG

Barcelona ende po vuan me të njëjtat probleme financiare që e kanë goditur gjatë viteve të fundit. “Blaguranët” mund të synojnë mbledhjen e fondeve duke shitur lojtarë në verën e ardhshme.

Ansu Fati është një nga ata që mund t’i sjellë klubit para të mëdha me shitjen e tij të përhershme. Ai është duke e kaluar këtë sezon në huazim te Brighton, transmeton Gazeta Express

Sipas “FootballTransfers”, Raphinha është një nga futbollistët që gjithashtu mund të largohet nga Barcelona. Rikthimi i tij në Angli është një opsion.

Arsenali dhe Newcastle United më parë kishin shprehur interesim për brazilianin

Me shfaqjen e Lamine Yamal, Barcelona është e përgatitur të shesë Raphinh-n verën e ardhshme dhe raportohet se ia ka vendosur një çmim largimi prej 70 milionë eurosh.

Për 26-vjeçarin besohet se të interesuar janë Newcastle dhe Chelsea, por edhe disa klube nga Arabia Saudite.

Ndryshe, Raphinha me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme