Google ADS

KRU Prishtina sot shpërlan linjat magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga Badovci

10:49 | 15 Nëntor 2023
E.G

Kompania rajonale e Prishtinës “Prishtina” ka njoftuar se me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik sot do të bëj shpëlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc.

Sipas njoftimit, kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ujit, shkruan Arbresh.info.

Njoftim i plotë:

Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së sotme 15 nëntor 2023, KRU” Prishtina” do të bëj shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njejtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.

Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme