Google ADS

Si e pritën banorët përjashtimin e Metit nga Big Brother Vip Kosova?

08:31 | 15 Nëntor 2023
K.B

Meti Alshiqi është përjashtuar nga Big Brother Vip Kosova 2.

Ky vendim i ‘Vëllait të Madh’ vjen pas eskalimit të debatit që erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë që Meti kishte ndaj Blerandos.

E gjithë ngjarja filloi kur dyshja ishin në banjo dhe Blerando, si kapiteni i shtëpisë, po ia ndante punët Metit.

Ky i fundit shprehu pakënaqësit e tij me zë të lartë, duke thënë se nuk pranon urdhra nga askush.

Madje, Blerando pretendoi se Meti e ka goditur me grusht në stomak.

Me tu kuptuar vendimi i Vëllait të Madh, Meti doli menjëherë nga shtëpia, pa përshëndetur asnjë nga banorët.

Shumë mbetën të habitur, e disa thanë se Vëllai i Madh e din më së miri.

Disa prej tyre e kanë çmuar lartë lojën e Metit në këtë edicion të dytë të BBVK-së.

Kishte edhe prej atyre, që janë shprehur se i njëjti ka pasur potencial për të qenë finalist i këtij edicioni.

Edona, e cila kishte pasur disa përplasje me Metin, u shpreh kështu:

“Një konkurrent më pak”, ka thënë ajo.

E në shenjë respekti për Metin, banorët kanë marrë një fanellë, mbi të cilën e kanë shkruar disa porosi për të./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme