Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

07:32 | 15 Nëntor 2023
K.B

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot, vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.

Sot pritet të vazhdojnë dëshmitë Shefqet Kabashi dhe Sadik Halitjaha në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ndryshe dje në dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, ka vazhduar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes video-lidhjes ka filluar dëshminë dëshmitari Shefqet Kabashi.

Ai iu drejtua Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke i thënë se nuk mund të bashkëpunojë me prokurorët, me arsyen se dëmtojnë shumë njerëz.

Ky dëshmitar në seancën e djeshme ka dëshmuar përmes videolidhjes, ndërsa ka kërkuar të dëshmojë në gjuhën angleze sepse sipas tij deklaratat e mëparshme kanë qenë të keqkuptuara për shkak të dialektit.

Dëshmitari Kabashi ka dhënë dëshmi edhe në çështjen e Fatmir Limajt, ndërsa disa herë është pyetur nga prokurori nëse kanë qenë të sakta deklaratat e tij.

Kabashi ka pohuar se ka thënë të vërtetën derisa ka thënë se nuk ka pasur gatishmëri të bashkëpunojë me Zyrat e Specializuara për shkak se ka dëmtuar shumë dëshmitarë./rtk

Të ngjashme