Google ADS

Pse po shtohen miqësitë e njëanshme?

23:10 | 14 Nëntor 2023
E.H

Sado miq të ngushtë, do ketë edhe zënka apo jo? Psikologia e njohur britanike Donna Morgan, tha se shumica e marrëdhënieve miqësore janë të njëanshme.

“Një miqësi ku njëri person investon vazhdimisht emocionalisht mund të çojë në ndjenja pakënaqësie dhe nënvlerësimi,” tha ajo.

Ajo merr shembull, anulimet e takimeve në moment të fundit ose premtimet që nuk mbahen, të cilat jo vetëm thyejnë besimin, por miqësia nuk mund të jetë kurrë më e njëjta.

Aq më tepër një mik narcist, i cili e bën këdo të ndihet i parëndësishëm.

“Kur një person në një miqësi dominon sistematikisht bisedat, duke u fokusuar kryesisht në përvojat e veta dhe duke treguar pak interes për të tjerët, kjo mund t’i lërë miqtë e tyre të ndihen të parëndësishëm,” tha Morgan.

Nëse do të mbash një miqësi të shëndetshme, duhet dëgjuar gjithnjë këndvështrimi i palës tjetër, dhe gjërat duhen thënë, por në formë delikate.

Sjelljet që ne mbase nuk i kuptojmë, por tregojnë mungesë respekti ndaj shoqes/shokut të ngushtë:

-Sjellje e çrregullt ose e paqëndrueshme

-Anulimet e takimeve minutën e fundit

-Thyerja e premtimeve

-Mungesa e përpjekjes

-Pamundësia për të komunikuar

-Narcizmi

-Mungesa e besimit

-Mosdëgjimi i këshillave

-“Nxjerrja e sekreteve”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme