Kombëtarja e Kosovës pas fitores së realizuar kundër Izraelit u është rikthyer stërvitjeve për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen kundër Zvicrës.
Pas stërvitje foli Qëndrim Zyba, shkruan Arbresh.info.
Ai u shpreh optimist se fitorja ndaj Izraelit u jep motiv për të vazhduar me rezultate pozitive edhe në vijim.
Zyba theksoi se është i kënaqur me fitoren ndaj Izraelit dhe shpresën të vazhdojnë në çdo ndeshje me atë ritëm
“Është mirë që ne kemi fituar kundër Izraelit dhe kjo është shumë e rëndësishme, por edhe ne si futbollistë të Superligës kemi bërë paraqitje të mirë. Shpresoj që të qëndrojmë me këmbë në tokë, të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe të rritemi gradualisht”, tha Zyba.
Tutje ai tha se do të japin gjithçka nga vetja e tyre për të marr rezultat pozitv ndaj Zvicrës.
“Patjetër që ne do të japim gjithçka nga vetja sepse çdo ndeshje e vlerësojmë maksimalisht. Padyshim se Zvicra është një kundërshtar shumë i fortë, por ne mendojmë të japim maksimumin dhe pse jo të mos marrim rezultat pozitiv”, theksoi futbollisti i Ballkanit.
Zyba beson në kualitetin e grupit të kombëtares andaj edhe shpreson në rezultat pozitiv ndaj Zvicrës.
“Mendoj se kemi kualitet brenda grupit dhe kemi një atmosferë fantastike, prandaj pse të mos shpresojmë në rezultat pozitiv, kur i kemi mundësitë për ta arritur një gjë të tillë”, përfundoi Qëndrim Zyba.
Kujtojmë se ndeshja me Zvicrën luhet me datë 18 nëntor nga ora 20:45./Arbresh.info
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...