Faqja zyrtare e UEFA-s i ka dedikuar një reportazh të veçantë trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, i cili ka ndezur entuziazmin e një kombi të tërë, me kuqezinjtë që tashmë janë vetëm një hap larg kualifikimin në Euro 2024.
Mbrojtësi tashmë ‘veteran’ i kuqezinjve, Elseid Hysaj ka folur me mjaft superlativa për trajnerin brazilian, duke e përfshirë atë në grupin e më të preferuarve, teksa shpjegon edhe si e ndryshoi Sylvinho atmosferën në grupin e futbollistëve të Kombëtares.
“E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi”, shprehet Hysaj.
“Faleminderit që na shpëtove nga Garcia”, tifozët e Napolit përgëzojnë Berishën në postimin e Serisë A
Mbrojtësi shkodran nuk ngurron të pyesë trajnerin edhe për evolucionin e rolit të mbrojtësit të krahut, por edhe ndryshimin mes tij dhe vetë Sylvinhos, që në karrierën si futbollist ka luajtur pikërisht si mbrojtës i majtë.
“Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike. Sigurisht taktik është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë”, shprehet Sylvinho./ss
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...