Google ADS

Buxheti për 2024, Çitaku: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku udhëheq Vetëvendosja

14:47 | 14 Nëntor 2023
E.G

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kesaj qeverie janë për projekte të moçme.

Sipas saj, gjysma e parave janë ndarë për ato komuna ku sundon Vetëvendosja, shkruan Arbresh.info.

“Sipas raporteve kredibile, janë mu keto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane. “, u shpreh ajo.

Ajo tha se këto janë fakte, numra e raporte duke shtuar se çdo gjë tjetër është propagandë.

“Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku qeveria po shkëlqen.”, tha ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme