Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se takimi i rregullt i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian me gjashtë homologët e tyre në Ballkanin Perëndimor është thelbësor.
Me anë të një postimi në platformën “X”, Rohde ka thënë se plani i zgjerimit dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai tha se tani i takon vendeve të Ballkanit Perëndimor që t’i zbatojnë ato që janë të nevojshme.
“Shkëmbim i rregullt mes Ministrave të Jashtëm të BE-së, JosepBorrell, dhe homologët të 6 vendeve nga Ballkani Perëndimor janë thelbësore. Plani i Rritjes dhe raportet e progresit ofrojnë një bazë solide për dialogun, duke përshkruar një rrugë të qartë përpara. Tani, u takon vendeve të zbatojnë atë që është e nevojshme”, ka shkruar ambasadori gjerman./Arbresh.info/
Regular exchange between 🇪🇺Foreign Ministers, @JosepBorrellF & WEB-6 counterparts is crucial. Growth Plan & progress reports offer a solid foundation for dialogue, outlining a clear path ahead. Now, it‘s up to the countries to implement what is necessary!https://t.co/eusEd5Fwjm
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 14, 2023
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë