Google ADS

Operacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, 22 persona të arrestuar brenda 24 orëve

13:16 | 14 Nëntor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka dhënë detaje të reja rreth operacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Brenda 24 orëve janë arrestuar 22 persona.

Balla përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, shkruan se pret rezultate edhe më të mira në ditët në vijim.

Postimi i tij i plotë:

Rritja e vigjilencës së Policisë së Shtetit, sigurimi i inteligjencës policore, analizat e riskut në kufi dhe bashkëpunimi me qytetarët po sjellin rezultate përditë, në drejtim të goditjes së shpërndarësve të drogës, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si dhe të tentativave për të trafikuar lëndë narkotike, jashtë vendit.

81 kg cannabis sativa, kokainë, armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme, të sekuestruara në Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës dhe Fier, në kuadër të operacioneve të Policisë të zhvilluara 24 orët e fundit. 22 shtetas të arrestuar/proceduar për këto paligjshmëri.

Rezultate dhe më të mira presim në orët dhe në ditët në vijim, në kuadër të operacioneve të tjera kombëtare që po zhvillohen dhe do të intensifikohen për goditjen e paligjshmërive në të gjitha fushat që ato shfaqen./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vijon operacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, Balla: Ka për qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim

Të ngjashme