Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për mediumin austriak ORF ka theksuar se Serbia po sillet si “Rusi e vogël”.
Kreyministri Kurti ka theksuar se Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe BE. Ajo sipas Kurtit, dëshiron ta destabilizojë Kosovën dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave.
“Serbia e di që s’mund ta ketë të gjithë Kosovën por janë vënë pas veriut, ku shumica e strukturave ilegale janë prezentë për më shumë se 24 vjet që nga përfundimi i luftës. Serbia nuk dëshiron paqe, nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe Be dhe dëshiron ta destabilizojë vendin tonë dhe të marrë territor që ta kompensojë humbjen e luftërave”, ka thënë Kurti.
Kurti, për ORF ka folur edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit.
“Dhjetëra terroristë paramilitarë erdhën nga Serbia dhe vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në Zveçan, në komunën veriore dhe ata sollën me vete pajisje të shumta ushtarake dhe municione. Vlera e tyre është mbi 5 milionë euro, të prodhuara në Serbi në dy fabrika, Slloboda dhe Zastava arms në vitet e fundit.”, ka thënë ndër tjerash Kurti.
Ai ka përmendur se Radojçiqi e pranoi se e ka organizuar sulmin dhe se është parë shumë shpesh të ulet pranë presidentit serb Vuçiq.
“Disa ditë pas këtij sulmi terrorist ai u arrestua në Serbi dhe u lirua brenda disa orësh. Presidenti i Serbisë është në krye dhe mbrapa këtij sulmi derisa përpara janë kriminelët që i njohin nga krimi i organizuar në Veri dhe në kufirin me Serbinë”, tha ai.
Sipas Kurtit, shenjat e Serbisë janë gjithandej në këtë akt agresioni dhe duhet të dënohet nga BE-ja dhe SHBA-ja./rtk
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...