Daku në formën më të mirë: Tani koha për misionin e ëmbël

11:50 | 14 Nëntor 2023
KRG

Mirlind Daku është duke kaluar në formën më të mirën e tij.

Mbrëmë Daku arriti të shënojë gol me skuadrën e tij, Rubin Kazan, në minutën e 66-të, duke  e bërë rezultat 0-2, shkruan Arbresh.info.

“2 ndeshje për misionin e ëmbël”, shkroi Daku

Kosovar do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Kuqezinjve ju duhet vetëm një pikë për t’u kualifikuar në Kampionatin evropian “Euro 2024”.

Shqipëria do të përballet më 17 nëntor me Moldavinë, ndërsa më 20 nëntor do t’i presin Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania” /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme