Google ADS

Lëndohen tre zyrtarë policorë nga një veturë në lëvizje në Ferizaj

09:01 | 14 Nëntor 2023
E.G

Tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime në Ferizaj derisa ishin në krye të detyrës nga një veturë në të cilën gjendeshin tre persona.

Sipas policisë, të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën, shkruan Arbresh.info.

“Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare pasi që një veturë në lëvizje në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë. Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën.”, bën të ditur policia.

Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, bën të diur policia.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është ende nën hetime./Arbresh.info/

Të ngjashme