Google ADS

Ngjarjet e ditës së sotme

06:58 | 14 Nëntor 2023
K.B

Për ditën e sotme janë të paralajmëruara këto ngjarje:

09:00
“Let’s Do It Peja” publikon Raportin “Cilësia e ujërave sipërfaqësore në 4 pellgjet lumore në Kosovë – Zona të sinjalizuara nga komuniteti” dhe përmbledhjen e politikave “Siguria e ujit të pijshëm në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) dhe USAID-i organizojnë Forumin “Bankat, Fintech dhe bizneset, ndërtimi i sinergjive për përshpejtimin e qasjes në Financa”. Marrin pjesë guvernatori Ahmet Ismaili dhe Alexander Albertine nga USAID. (Hotel “Emerald”)

10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban dëgjim publik për Projektligjin për shërbime sociale dhe familjare. (Kuvendi i Kosovës, N506)

10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303)

10:00
Në kuadër të javës së Ndërmarrësisë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ngjarjen “Përkrahja e Ndërmarrësisë përmes Politikave dhe Instrumenteve Mbështetëse”. Merr pjesë dhe ministrja Rozeta Hajdari. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)

11:00
Lëvizja FOL mban konferencë për medie ku do të publikohen gjetjet e raportit “Si mund ta përmirësojë Kosova konsultimin dhe angazhimin e palëve të interesuara në procesin e negociatave për anëtarësim në BE”. (Zyrat e FOL, Prishtinë)

11:00
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon tryezë të rrumbullakët për Ditën Botërore të Diabetit. (Hotel “Dukagjini” në Pejë)

11:00
Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së zv.komandantit të KFOR-it. (Kampi “Film City”, Prishtinë)

15:00
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sallonin me temën “Në mes vazhdimësisë dhe ndryshimit: Ndikimi rus dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që nga lufta në Ukrainë”. Panelistë do të jenë: Jeta Loshaj dhe Harun Cero (FES); Jeton Zulfaj (Zyra e Kryeministrit) dhe Enver Hoxhaj (deputet, PDK). (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)

18:00
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon ekspozitën që prezanton video-instalacionin e Lana Čmajčanin të titulluar “A Change is Gonna Come II”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme