Anulohen homazhet për Dwamenan në Rrogozhinë

22:32 | 13 Nëntor 2023
D.H

Raphael Dwamenas nuk do të mund t’i bëhen nderimet e fundit në stadiumin e Rrogozhinës, ashtu siç e kishin programuar drejtuesit e Egnatias.

Familjarët e futbollistit të ndjerë nuk kanë pranuar që të zhvillohen homazhet në vendin tonë.

Në këto kushte, në përfundim të hetimeve dhe pasi të kenë përfunduar të gjithë procedurat, trupi i Dwamenas do të niset drejt vendlindjes së tij, Ganë.

Kujtojmë se Dwamena ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes në kampionatin shqiptar, Egnatia-Partizani, teksa vdiq në spital pas arrestit të dytë kardiak. /ss

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme