Gjyqtarë nga Kosova, ndajnë drejtësinë në ndeshjen Greqi-Ishujt Faroe u-21

22:18 | 13 Nëntor 2023
D.H

Greqia dhe Ishujt Faroe luajnë ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2025”, për grupmoshat u-21, në kuadër të grupit G, kualifikues.

Sfida luhet me 16 nëntor me fillim nga ora 15:00, shkruan Arbresh.info.

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët nga Kosova për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.

Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtar i kësaj ndeshje teksa do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni.

Kurse gjyqtar i katërt në këtë sfidë do të jetë Eridon Podvorica./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme