Njësitet policore kufitare të Policisë së Kosovës, që po patrullonin në komunën e Zubin Potokut, në afërsi të një shtëpie kanë ndaluar një person i cili paraqiste lëvizje të dyshuara.
Në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit kujdestar është bastitisur shtëpia e të dyshuarit D.R 49-vjeçar, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
• Një pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU,
• Një pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë,
• Dy kartela të shoqatës së gjuetarëve,
• Një radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng,
• Një brisk dhe,
• Një uniformë.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...