Para fillimit të sezonit dimëror, Policia e Kosovës kërkon nga shoferët që të kenë kujdes të shtuar, pasi ndryshimet klimatike janë të pranishme.
Me anë të një postimi në Facebook, Policia po ashtu ka kërkuar që gomat e mjetit të ndërrohet para fillimit të sezonit dimëror, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme”, thuhet në njoftim.
“Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta”, thuhet në apelin e policisë.
Ndër tjera, është cekur edhe data që ky apel të zbatohet nga 15 nëntori deri më 15 mars
Përveç ndërrimit të gomave, shoferët janë të detyruar me ligj që të jenë të pajisur edhe me zinxhirë, gjatë gjithë kohës së lartë cekur./Arbresh.info
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor