Atletico Madrid triumfoi me përmbysje mbrëmjen e dielës, ndaj Villarreal në “Metropolitano”, me rezultat 3-1.
Një fitore e rëndësishme në garën për titull, pas 13-të javësh, Atletico ka 28 pikë dhe është vendin e katërt, kurse tabelës i prinë Girona me 34 pikë, shkruan Arbresh.info.
Ky sukses ka hyre në histori, për skuadrën e Simeones, ata arrijnë fitoren e 15 radhazi në La Liga në shtëpi, një ecuri që ka nisur prej 19 shkurtit të këtij viti.
Humbja e fundit e madrilenëve në “Metropolitano” është ndaj rivalit Barcelonës gjatl këtij viti, më saktësisht në 8 janar, kurse skuadra e cili doli me pikë për herë të fundit nga ky stadium është Getafe, e cila barazoi, me 4 shkurt 2023.
Në këtë ecuri, Atletico Madrid ka fituar ndaj skuadrave kryesore në La Liga si Real Madridi, Sevilla, Bilbao, Sociedad.
Mallorca është kundërshtari i ardhshëm i Atleticos, në “Metropolitano”, skuadër kjo që do të mundohet të prish këtë rekord të skuadrës së Simeones./Arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen