Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë në takimin e asamblesë së zgjeruar të PS-së në Pogradec. Kryesocialisti tha se në vitin 2024 janë parashikuar 400 milionë Euro për rritje pagash.
“Fakti tjetër është ai që ju intereson më shumë që në vitin 2024 ne do të kemi 400 milionë Euro për rritje pagash. Që do të thotë do të rriten pagat për mësuesit përsëri, por këtë vit në mënyrë të konsiderueshme siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet. Do rriten pagat për mjekët e përgjithshëm siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet. Do rriten pagat për infermierët siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet. Do rriten pagat për punonjësit e policisë siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet. Do rriten pagat për ushtarakët siç e premtuam në fillim të vitit që po mbyllet dhe patjetër për të gjithë punonjësit e tjerë të shtetit. 400 milionë”, u shpreh Rama.
Sipas kreut të qeverisë së Shqipërisë kjo do të bëjë që paga mesatare në sektorin publik të arrijë në 900 Euro.
“Më thoni kush do ta merrte serioze një shifër që do të dëgjonte jo shumë vite përpara që në vitin 2024 paga mesatare në sektorin publik do të shkojë 900 Euro. Tregon atë që thashë më parë, që kemi krijuar mundësin të reja, dhe mundësi të reja një qeveri i krijon për të mundësuar që t’i ndajë tek njerëzit”, tha Rama./tvklan.al
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...