Bashkimi zyrtarizon transferin e ri

17:12 | 13 Nëntor 2023
D.H

Pas katër ndeshjeve rresht pa fituar skuadra e Bashkimit, ka bërë një ndërrim në roster.

Eduards Hāzners është lojtari më i ri i skuadrës së Bashkimit, shkruan Arbresh.info.

Prizrenasit lajmin e kanë konfirmuar në rrjetin social Facebook, duke e prezentuar lojtarin letonez në radhët e tyre.

Lojtari në fjalë ka përvojë në liga të ndryshme Europiane si: Letoni, Lituani, Estoni dhe Francë, gjithashtu ka përfaqësuar shtetin e Latvisë për gjeneratat U18 dhe U20.

Kujtojmë që Bashkimi është në vendin e gjashtë pas tetë ndeshjeve në Superligën e Kosovës në Basketboll, me tri fitore e pesë humbje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme