Google ADS

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Pas 3 javësh përpjekje, shtetasit e parë shqiptarë lënë territorin e Gazës

15:19 | 13 Nëntor 2023
A Z

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani në një njoftim ka bërë me dije se shtetasit e parë shqiptarë kanë lënë Gazën.

Ai thekson se shtetasit shqiptarë, nëna dhe katër fëmijët e mitur kanë arritur të largohen nga Gaza, pas gati 3 javësh përpjekjeje.

Ministri Hasani thekson se tashmë ato ndodhen të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojnë procedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.
Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.
Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, Organizatën Ndërkombëtare për Migracinonin (IOM) dhe Qendrën e Koordinimit të Reagimit Emergjent (ERRC) 🇪🇺 për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në 🇮🇱 dhe 🇪🇬 për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.
Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë 🇦🇱 që ndodhen në Gaza.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme