Qytetarët për gjendjen e fushës “Fadil Vokrri”: Lojtarët u lyen në lloç, marre për Kosovën

13:54 | 13 Nëntor 2023
Arbresh

Qytetarët kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Izraelit.

Për Arbresh.info ata janë shprehur se gjendja e fushës nuk është në nivelin e duhur, teksa shtojnë se ka qenë një tmerr.

“Besoj se i keni parë tu u ly me lloq qytetarët kështu që marre për Kosovën me pas kësi stadiumi, asnjë standard nuk e përmbush”, tha një qytetar.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona para fillimisht të ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Të dy personat u arrestuan nga organet e rendit shkaku që nuk kishin mjete identifikuese me vete, duke qenë kështu në kundërshtim me rregullat e vendosura për duelin.

Kosova shënoi fitore 1 me 0 ndaj Izraelit./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme