PSD-ja ia “vizaton” Kurtit Asociacionin në flamur dhe ia vendos në ndërtesën e Qeverisë

11:32 | 13 Nëntor 2023
E.G

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka thënë se drafti i Asociacionit  në thelb e “zhbën” Republikën e Kosovës të 17 shkurtit.

Sipas tij, nga sot  zhduket barazia mes qytetarëve e cila, siç thotë ai ka qenë e shprehur në simbolet e shtetit të Kosovës përmes yjeve, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, flamuri i ri i  vendosur te Qeveria, përfaqëson atë që kryeministri i Kosovës e ka pranuar.

“Secili yll ka përfaqësuar një etni apo kombësi në këtë shtet të themeluar së bashku. Nga sot edhe flamuri i Kosovës nuk mund të jetë i njëjti, ai duhet të paraqet, për fatin tonë të keq, një realitet të hidhur dhe të dëmshëm për Kosovën dhe të reduktohet, siç edhe e patë, në ngritjen e re të  flamurit që përfaqëson atë që kryeministri i Kosovës e ka pranuar e që është ndarja në thelb në etni, pra në etninë serbe dhe shqiptare”, tha ai.

Flamujt që aktivistët i hoqën, policia tentoi t’i marrë, mirëpo ata nuk ua dhanë duke bërë që të konfrontohen me Policinë./Arbresh.info/

Të ngjashme