Disa persona të dyshuar kanë futur dhunshëm një person në veturën e tyre dje në Prishtinë rreth orës 19:35.
Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, shkruan Arbresh.info.
Me tu lajmëruar lidhur me rastin, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer patrullime në afërsi të lokacionit, por nuk kanë hasur në veturën e të dyshuarit.
Me vendim të Prokurorit është iniciuar rasti “Rrëmbim” dhe vazhdojnë hetimet.
“RRËMBIM Prishtinë / 12.11.2023, 19:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur disa persona të dyshuar duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si më lartë dhe vazhdon të hetohet”./Arbresh.info/
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka