Google ADS

Hasani pjesë e takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

20:37 | 12 Nëntor 2023
E.G

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, nesër (13 Nëntor) do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të takimit do jetë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrat do të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike./tvklan.al

Të ngjashme