Google ADS

Hoti shpreh ngushëllime për ish-kryediplomatin çek: Ishte mik i madh i Kosovës

20:54 | 12 Nëntor 2023
Arbresh

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Karel Schwarzenberg, që kishte shërbyer si ministër i Jashtëm i Çekisë.

Hoti e ka përshkruar të ndjerin si mik të madh të Kosovës, veçanarisht gjatë viteve të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

”Schwarzenberg ishte mik i madh i Kosovës dhe Ministër i Jashtëm i Çekisë në kohën kur Kosova e ka shpallur pavarësinë”, ka thënë ndër tjera Hoti.

Postimi i plotë:

Pikëllues lajmi për shkuarjen në amshim të z. Karel Schwarzenberg! Z. Schwarzenberg ishte mik i madh i Kosovës dhe Ministër i Jashtëm i Çekisë në kohën kur Kosova e ka shpallur pavarësinë. Republika e Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë është mbështetur fuqishëm nga miqtë sikur Schwarzenberg dhe si i tillë ka mirënjohje të veçantë nga vendi ynë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme