Trepça nuk lejon befasi në “Minatori”

18:52 | 12 Nëntor 2023
D.H

Trepça ka arritur të shënoj fitore ndaj Istogut me rezultat të thellë 112-82, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Skuadra mitrovicase është kthyer tek fitorja pas asaj humbje javën e kaluar ndaj Golden Eagle Yllit, shkruan Arbresh.info.

Istogu bëri një pjesë të parë fenomenale duke mbajtur baraspeshën në rezultat, kujtojmë që pas pjesës së parë  rezultati ishte i barabartë 48-48.

Teksa në pjesën e dytë mitrovicasit u këndellen dhe filluan të marrin lojën në kontroll si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

“Minatorët” realizuan 54 pikë në dy çerekët e fundit teksa pranuan vetëm 34 pikë.

Kështu ndeshja përfundoi me rezultat 112-82.

Më i miri tek mitrovicasit ishte Drilon Hajrizi me 34 pikë i cili shtoi edhe gjashtë kërcime e katër asistime, teksa për Istogun lojtari më i dalluar ishte Arian Azemi me 25 pikë pesë kërcime e nëntë asistime.

Trepça pas tetë ndeshjeve është e dyta me gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse istogasit pas tetë ndeshjeve kanë vetëm një fitore dhe shtatë humbje.

Trepça ndeshjen e ardhshme e luan në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës kurse Istogu është nikoqire e Golden Eagle Yllit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme