Google ADS

Ponosh: Vuçiq e pranoi Kosovën dhe statutin e Asociacionit, veç kërkoi të mos nënshkruajë

17:37 | 12 Nëntor 2023
E.G

Kryeopozitari serb, Zdravko Ponosh tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka pranuar statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe por nuk ka dashur ta nënshkruajë.

Me anë të një postimi ne platformën “X”, Ponosh tha se Vuçiq u angazhua edhe për njohjen e dokumenteve, institucioneve, simboleve të Kosovës, duke pritur, siç tha ai,  që kryeministri Albin Kurti ta shtyjë Statutin përmes Gjykatës Kushtetuese, shkruan Arbresh.info.

“Në mbledhjen e Brukselit, Vuçiq ka pranuar Statutin e ZSO-së, por vetëm se nuk është dashur ta nënshkruajë atë. Ai u angazhua për njohjen e dokumenteve, institucioneve, simboleve të Kosovës… duke pritur që Kurti ta shtyjë Statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.”, tha Ponosh.

Sipas tij, Vuçiq ka garantuar përmbushjen e dy gjërave para afatit si doganën dhe targat.

Prandaj, thotë au se ri-regjistrimi i targave “tash po shkon shpejt”

Ai garantoi se do të përmbushte dy gjëra edhe para afatit: doganën dhe targat – deri më 15 nëntor. Prandaj edhe riregjistrimi i targave të Kosovës tani bëhet në mënyrë eksprese dhe deri vonë veturat me targa të tilla u dogjën. Kur ka një vlerësim të inteligjencës në tryezën e fuqive të huaja se niveli më i lartë i qeverisë në Beograd ka përgjegjësinë komanduese në përgatitjen e grupit paraushtarak që mori pjesë në konfliktin në Banjskë, është një moment që nuk mund të humbasë.

Ai thotë se Serbia është një vend që ka autoritetin më të lartë që i nënshtrohet shantazheve të jashtme.

“Ne po paguajmë një çmim të madh.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme