Google ADS

Agim Ademi ka një mesazh për të gjithë të pranishmit në ndeshjen Kosovë-Izrael

16:38 | 12 Nëntor 2023
D.H

Kosova luan sonte ndeshjen e radhës ndaj Izraelit në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, në Prishtinë.

Ndeshja fillon nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur lidhur me këtë ndeshje gjatë ditës së sotme.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi ka një mesazh për të gjithë tifozët që do të jenë në ndeshje.

“Apeloj të shikuesit që do të jenë në stadium të kenë kujdes në sjelljen e tyre, në mënyrë që të mos te ndikohet të FIFA dhe UEFA. Kosova deri më tani ka dëshmuar që di të organizoje ngjarje të mëdha dhe jam i bindur që edhe sonte do të jetë e tillë. Besoj fuqishëm në përkrahjen korrekte si gjithmonë për grupin tone “Dardanët” te cilët poashtu japin një mesazh të fuqishëm që ta mbështesim kombëtaren tone. Policia dhe organet tjera shtetërore përkujdesen për sigurinë, ndërsa FFK-ja do ta zbatojë me përgjegjësi te larte protokollin e UEFA-s”, ka thënë Ademi.

Kujtojmë që kjo ndeshje ka pasur të luhet në tetor por që për shkak të konfliktit në Izrael është shtyer./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme