Fenomeni turk Arda Guler është lënduar sërish gjatë stërvitjes me Real Madridin.
Ai ende nuk ka arritur të bëj debutimin e tij që nga transferimi i tij nga gjigandi turk Fenerbahçe, gjatë kësaj vere, shkruan Arbresh.info.
Turku u prit me shumë bujë në Madrid, por ai nuk po gjen asesi rehati me lëndime.
Lëndimi që e pësoi gjatë kësaj jave do të mbajë larg fushave të gjelbërta, për një muaj këtë e ka konfirmuar edhe kryetrajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Kështu Guler do të humbas sfidat ndaj Cadizit, Granadas dhe Betisit, në La Liga kurse do të humbasë edhe derbin ndaj Napolit në Champions Laeague dhe sfidën e fundit ndaj Union Berlinit.
Teksa rikthimi i tij mund të ndodhë në La Liga ndaj Villarealit me 17 dhjetor, në Santiago Bernabeu./Arbresh.info/
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...