Google ADS

Rama publikon pamje nga rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtës: Do të shkarkojë trafikun e ngarkuar

15:24 | 12 Nëntor 2023
E.H

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtës është pothuajse gati dhe do të lëshohet për qarkullim pas sinjalizimit.

Në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar fotografi nga rruga e re teksa ka shtuar se kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët “Tirana” e “Bill Klinton”, shkruan Arbresh.info.

“Ka mbetur edhe sinjalizimi për tu vendosur dhe rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtes po lëshohet për qarkullim. Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët “Tirana” e “Bill Klinton”. Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë”, ka shkruar i pari i kryeqytetit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme