Një person është gjetur i vdekur në Mitrovicë të veriut, pasi që ishte raportuar i zhdukur një ditë më parë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.
Ai e ka cilësuar rastin si “Vdekje e dyshimtë” teksa theksoi se është gjetur tek “Tre Rrokaqiejt”.
Ndryshe, zhdukjen e tij e kishte raportuar në Policinë e Kosovës vëllai i tij.
“Me 11.11.2023 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani