Përfundon vjelja e rrushit, nis prodhimi i verës dhe rakisë

13:23 | 12 Nëntor 2023
E.H

Periudha e vjeljes së rrushit në rajonin e Rahovecit arrin gjithmonë të krijojë një atmosferë tejet të mirë.

Ani pse vjelja ka përfunduar, ende mund të shihen kalaveshë të rrushit në vreshta, raporton Arbresh.info.

Tashmë thuajse edhe fermentimi i rrushit ka përfunduar

Ekipi i portalit Arbresh.info ka vizituar një nga vreshtarët e komunës së Rahovecit, për të na treguar nga afër vreshtat e tij, dhe punën që ka bërë deri tash për përpunimin e rrushit dhe kthimin e tij në verëra dhe raki.

Nysret Shala nga fshati Zaqishtë i Rahovecit ka përfunduar me sukses edhe këtë vit vjeljen e rrushit.

Ai, është i kënaqur me prodhimin e rrushit për këtë vit.

“Edhe pse ky vit ka qenë shumë i rënd për kultivimin e rrushit si edhe për kulturat e tjera, por megjithatë kemi arrit që ta mbrojmë produktin dhe jam i kënaqur me prodhimin që kemi arrit me nxjerr këtë vit”, thotë Shala.

Ai, na tregoi se me kultivimin e rrushit merret qysh para lufte.

“Me kultivimin e rrushit merremi qysh para lufte, është traditë tradicionale, i kulturë intensive kemi filluar të merremi pas lufte, këto janë sipërfaqe të ngritura që dhjet vite edhe vazhdimisht synojmë që të rrisim sipërfaqen, dhe të gjejmë kultivar të cilët janë më profitabil dhe më të pëlqyeshme për tre për treg”, thekson ai.

Shala tregon se nuk ka pasur përkrahje me fonde nga shteti ose komuna, vetëm se para disa viteve ka qenë përfitues i një granti.

Mirëpo, shton se kultivimi i rrushit është i vështirë pasi kërkon investime të mëdha.

Vjeljen e rrushit, ai tregon se e bënë me familje.

“Viteve të fundit jo para dirsa vite kam qenë përfitues i një granti, dhe ajo ka qenë mbështetja e gjitha. “Është e vështirë kultivimi i rrushit, për faktin se kërkon investime të mëdha dhe kërkon fuqi punëtorë, kultivimi i rrushit fillon qysh nga janari, duke fillu prej krasitjes të hardhisë deri në vjelje, për momentin jemi të angazhuar vetëm me anëtarët e familjes diku 5/6 anëtarë jemi të rregullt këtu”, shprehet ai.

Vreshtarinë, ai thotë se e ka kulturë tradicionale, dhe është vend adekuat, përfshirë kushtet agroklimatike të përshtatshme për këtë kulturë.

“Është kulturë profitbile për faktin se këto sipërfaqe nuk janë të përshtatshme për kultura tjera e vetmja mundësi që të nxjerr profitbile për faktin se këto sipërfaqe nuk janë të përshtatshme për kultura tjera e vetmja mundësi që të nxjerrësh diçka prej këtyre tokave është ta nxjerrësh hardhinë e rrushit”, tregon Shala.

Ky vreshtarë frikësohet se pas liberalizimit të vizave nuk do ketë të rijnë që do kenë interesim për kultivimin e rrushit dhe prodhimin e verërave dhe rakisë si traditë.

‘Po kërkesa për prodhimtarinë e rrushit ka treg në Kosovë, dhe po synojë që të arrijmë treg edhe jashtë vendit. Ka qenë interesim i të rinjve mirëpo si duket kohëve të fundit ata të gjithë e braktisin dhe kërkojnë diçka më të mirë jashtë vendin, do të jetë problem që të gjendet forca të reja punëtorë të ri që të gjenden për këtë traditë të rrushit”, shpreh Shala.

Prodhimin e verërave dhe rakisë, ai tregon se e bën për nevoja familjare.

“Këtu jemi te procesi i fermentimit të rrushit. Në këtë rast e kemi një sasi lëngu prej 600-700 litrash për nevoja familjare”, thotë Shala.

Ndryshe, Shala ka disa lloje të rrushit, si rrush tryeze, kardinal dhe Victoria, “Black magic”, ndërsa nga verërat posedon, “Cabernet”, “Shardonen”, “Vrançi”./Arbresh.info/Kujtesa Berisha/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme