Policia parandalon kontrabandimin me birra nga Serbia në Kosovë, arrestohet një person

10:09 | 12 Nëntor 2023
E.H

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar dje një rast të kontrabandimit me pijë në brezin kufitarë në fshatin Muqibabë të Gjilanit.

Në njoftim thuhet se Policia ka identifikuar një fugon të tipit Renault ngjyrë e bardhë më targa serbe, e cila dyshohet se ka hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në territorin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Shoferi ka tentuar ti shmanget ndalimit të autoriteteve duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisur automjetin për të ikur, por më pas i njëjti është arritur të ndalohet nga policia.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara 1 mijë e 120 shishe të birrave të llojeve të ndryshme dhe ujë, për të cilat i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

“Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim:

Birra “Zajeqarsko” (34) arka, “Heineken” (4) arka, “Tuborg” (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme