Superliga e Kosovës në basketboll, sot do të vazhdojë me dy ndeshjet e fundit të javës së tetë.
Kjo xhiro do të mbyllet me duelet Trepça-Istogu dhe Proton Cable Prizreni-Sigal Prishtina.
“Minatorët” pas humbjes nga Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Istogun, që numëron një fitore e gjashtë humbje, kurse mitrovicasit janë në vendin e dytë me pesë fitore e dy humbjem, shkruan rtk
Java e tetë do të mbyllet me ndeshjen mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, sfidë që do të zhvillohet në kryeqytet.
Prizrenasit kanë dy fitore e pesë humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore e tri humbje.
Superliga/Java e Tetë
Sot takohen:
17:00 Trepça-Istogu
19:00 Proton Cable Prizreni-Sigal Prishtina
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...