Google ADS

Gjendet e vdekur një grua nga arma e zjarrit në Mitrovicë

09:24 | 12 Nëntor 2023
E.H

Një grua është gjetur e vdekur nga arma e zjarrit në Mitrovicën e jugut, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante të cilët kanë gjetur një armë zjarri e cila dyshohet se është përdorur në rast, shkruan Arbresh.info.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Mitrovicë Jugu 11.11.2023-19:35. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme