Rrëzohet një lis në Istog, vdes një person

09:18 | 12 Nëntor 2023
E.H

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar dje në Istog, pasi që duke prerë dru në një pyll është rrëzuar një lis dhe janë goditur nga degët e lisit, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, shkruan Arbresh.info.

Viktima tjetër është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Istog 11.11.2023-15:00. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme