Google ADS

Muriqi: I tregova Mallorcas që e kam detyrë të shkojë të luaj për Kosovën

17:03 | 11 Nëntor 2023
KRG

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur sot konferencës për media para ndeshjes ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e kualifikimeve për “Euro 2024”.

Selektori Primoz Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi ishin pjesë e kësaj konference ku treguan synimet e tyre për ndeshjen e nesër që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në ora 20:45, shkruan Arbresh.info.

“Pirati” tregoi se si i bini skuadrën e tij spanjolle që ta lirojnë atë për ndeshjen ndaj Izraelit.

“I thashë klubit që duhet me shku, pasi që e kam për detyrë me lujt për kombëtaren. Mallorca janë mundu me shty lojën për të enjten e në fund vendosën me anulu krejt. Jemi tu ushtru nëpër ekipe, jemi t’u pasë minutazhë”, tha Muriqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme