Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, në një intervistë për Euronews Albania ka folur për raportin e BE-së me Serbinë pas Banjskës dhe për masat e mundshme ndaj Beogradit.
Ajo ka thënë se BE-ja ka masën përmes të cilës ndikimi në Serbi do të ishte i qartë, duke përmendur mundësinë e ndaljes së fondeve.
Von Cramon thotë se kjo do të ishte një masë e butë për Vuçiqin, por thekson se gjëja më e keqe që do të mund t’i ndodhte Vuçiqit është që të dalë para elektoratit dhe të shpjegohet se pse iu ndalen fondet dhe pse BE-ja ka marrë masa ndaj tij.
“Nëse s’ka ekstradim e bashkëpunim për Banjskën, BE-ja duhet të veprojë ndaj Serbise e jo vetëm të flasëRaportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, në një intervistë për Euronews Albania ka folur për raportin e BE-së me Serbinë pas Banjskës dhe për masat e mundshme ndaj Beogradit.
Ajo ka thënë se BE-ja ka masën përmes të cilës ndikimi në Serbi do të ishte i qartë, duke përmendur mundësinë e ndaljes së fondeve.
Von Cramon thotë se kjo do të ishte një masë e butë për Vuçiqin, por thekson se gjëja më e keqe që do të mund t’i ndodhte Vuçiqit është që të dalë para elektoratit dhe të shpjegohet se pse iu ndalen fondet dhe pse BE-ja ka marrë masa ndaj tij.
Tutje raportuesja e Parlamentit Evropian ka thënë se nëse s’ka bashkëpunim, ekestradim dhe nëse s’ka transparencë për rastin e Banjskës, atëherë BE-ja s’duhet vetëm që të flasë por edhe të veprojë.Ajo ka thënë se shpreson që disa prej masave do të shihen së shpejti.
“Ka një ndikim të qartë, por nëse ne ndalojmë paratë për Serbinë, ky do të ishte vendim shumë i butë për Vucicin. Vucic do jetë para zgjedhjeve dhe gjëja me e keqe që mund t’i ndodh se pse BE pezulloi fondet dhe pse mori masa ndaj tij. Nëse s’ka bashkëpunim, s’ka ekstradim, nëse s’ka transparencë, BE-ja s’duhet të flasë por edhe të veprojë, dhe shpresoj se disa prej tyre do t’i shohim së shpejti”, ka thënë Von Cramon.
Ajo tutje ka thënë aktualisht Vuçiq është shumë i dobët nga protestat, dhe ka potencuar se PE-ja po pret që të shoh rezultatet e hetimit për Banjskën deri në fund të vitit.
“Vucic për momentin është mjaftë i dobët. Ai u përball më shumë protesta. Ka shumë presion. Do të prisja të shihja një rezultat të hetimit për Banjskën deri në fund të vitit. Këtë kemi formuluar dhe këtë presim ne në Parlamentin Evropian”, ka thënë Von Cramon.
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor