Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti në Forumin e Parisit rreth idesë së shkëmbimeve të territoreve.
Reagimi i saj vjen pasi kreu i qeverisë gjatë diskutimit në këtë forum, duke folur për idenë e shkëmbimit të territoreve theksoi se ai projekt kishte gjetur homolog edhe në Kosovë.
“Ky projekti i këmbimeve të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, nga një nga parardhësit e mi sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë midis liderëve autoritar që flasin për popullin si familje e tyre e për territoret e shteteve sikur të ishin prona të tyre”, ka shkruar Çitaku.
Çitaku në një postim në Facebook, ka thënë se gjatë qeverisjes së Thaçit ka pasur rezultate të shumta.
“Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ja kthej sepse është në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në. Po ashtu, rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit është një ure këmbësorësh në një fshat dhe një mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”, ka përfunduar Çitaku.
Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti gjatë diskutimit të tij në kuadër të Forumit të Paqes tha se po jetojmë në kohën kur projekti i shkëmbimit të tokave ka dështuar, por ideja siç tha ai ende nuk ka vdekur./Arbresh.info
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore