Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit aksion në disa lokacione në rajonin e Gjakovës

13:58 | 11 Nëntor 2023
E.K

Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka njoftuar se ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, duke mos dhënë detaje tjera.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Gjakovës. Ky operacion policor përfshin disa lokacione në rajonin në fjalë, ku për më shumë informacione do të njoftoheni pas përfundimit të tij”, tha Kelani./Arbresh.info

Të ngjashme