Një protestë në mbështetje të palestinezëve në Gaza do të zhvillohet sot pasdite në Londër dhe Policia Metropolitane e qytetit thotë se pret që marshimi të jetë më i madhi deri tani.
Marshimi përkon me Ditën e Armëpushimit, ku do të zhvillohen ngjarje përkujtimore kudo në qytet.
Një zonë përjashtimi do të vendoset rreth Cenotafit dhe një sipërfaqe të madhe të Whitehall, për të cilën Met thotë se “në fakt” do të ndalojë protestuesit pro-palestinezë nga këto vende. Rruga e marshimit, nga Hyde Park në ambasadën e SHBA në Vauxhall, nuk i afrohet Whitehall.
Kryeministri Rishi Sunak e ka etiketuar kohën e protestës së sotme si “mosrespektuese” dhe u bëri thirrje protestuesve që “të jenë të vetëdijshëm për frikën dhe shqetësimin në komunitetet hebraike dhe myslimane”./euronews
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...