Shpërthim në një qendër emigrantësh në Itali, raportohet për të plagosur

08:44 | 11 Nëntor 2023
K.B

Një shpërthim ndodhi gjatë natës në një ndërtesë dykatëshe që përdoret si objekt pritjeje për emigrantët në San Lorenzo Nuovo në zonën e Viterbos.

Nga informacionet e para, në ndërtesë ndodheshin 30 persona.

Mediat italiane raportojnë se 12 persona janë plagosur, 4 prej të cilave në gjendje më të rëndë.

Zjarrfikësit përjashtuan praninë e njerëzve nën rrënoja. Shpërthimi ka ndodhur në orën 01:00 të natës. Shpërthimi ka ndodhur në orën 01:00 të natës.

“Kishte një shpërthim, ndoshta për shkak të një rrjedhje gazi, por hetimi do të sqarojë shkaqet e sakta të asaj që ndodhi,” tha kryebashkiaku i San Lorenzo Nuovo.

“Të 31 personat e pritur në objekt u transportuan në spital për t’iu nënshtruar kontrolleve”, shtoi ai. Ndonëse nuk dihet ende numri përfundimtar i të plagosurve, kryebashkiaku nënvizoi se ndër më të lënduarit nuk ka fëmijë. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme